Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka dhënë një koment për vrasjen dhe plagosjen e dy personave nga Kukësi në Prizren, ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, i njohur si Kobra.
Ai ka thënë se nëse Prokuroria dhe Gjykata e kanë fal atë 16 herë, nuk përjashtohet mundësia që ta falin edhe kësaj here.
Miftaraj thotë se nuk është për t’u çuditur nëse vrasja del të jetë në “vetmbrojtje”.
Ai ka thënë se KGJK dhe KPK sot është dashur që të caktojnë komisione në mënyrë që të analizohen dhe verifikohen 16 aktakuzat dhe aktgjykimet në rastet ndaj Dibran Hoxhës.