spot_img

“Nëse arrihet marrëveshja, Kosova mund të përfitojë njohje nga pesë vendet mosnjohëse”

spot_img

Ish-zëvendës ambasadori i Kosovës në Gjermani, Blerim Canaj, ka folur rreth takimit të nesërm në Ohër.
Ai ka thënë se kjo është një mundësi e mirë dhe se nëse palët arrijnë marrëveshje, atëherë Kosova do të përfitojë shumë përparësi, në veçanti te njohjet.

Siç ka pohuar Canaj, një hap i rëndësishëm mund të ndodhë në këtë aspekt, duke precizuar më pas se vendet mosnjohëse mund ta njohin Kosovën.

“Mendoj që kjo është një çështje pothuajse e përfunduar, për shkak se si palë kosovare jemi pajtuar për të gjitha. Në rast se Serbia futet në BE para Kosovës, e që Kosova momentalisht as që diskutohet për atë çështje, atëherë ndoshta do të krijohen problem tjera. Për arritjen e marrëveshjes varet edhe nga shkathtësia diplomatike.

E sa do të zgjasë kjo, është vështirë të thuhet. Arritja e marrëveshjes për Kosovën është shumë e rëndësishme, sepse pastaj mund të vazhdojë në etablimin e arenës ndërkombëtare dhe në njohjen nga 5 shtetet e BE-së. Ndoshta do të fitonim ndonjë njohje nga kjo marrëveshje”, tha ndër tjerash ai në Tëvë1.

NGJARJE TË TJERA

spot_img