spot_img

Pas largimit te Mitrovic në Arabi, shpërthen trajneri i Fulham: Ai nuk është profesionist, ai vetëm parat i do

spot_img

Sulmuesi serb i Fulham, Aleksandar Mitrovic është lojtari i radhës që i jep lamtumirën Europës për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Klubet arabe duken të pandalshme në këtë merkato dhe është Al Hilal që pas Neymar e Milinkovic-Savic tashmë siguron edhe shërbimet e Mitrovic.

Klubi arab këmbënguli gjatë për shërbimet e 28-vjeçarit teksa Fulham do të përfitojë nga ky transferim 50 milionë paund, një shifër rekord kjo për klubin nga Londra. Megjithatë, pavarësisht parave, është trajneri i Fulham, Marco Silva ai i cili ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e Mitrovic.

Portugezi u shpreh se sulmuesi bëri gjithçka kishte në dorë për t’u larguar duke e braktisur skuadrën në fillimin e sezonit, një sjellje sipas tij jo shumë profesionale.

Megjithatë, edhe në këtë rast, paratë e arabëve duket se e bënë diferencën dhe Mitrovic do të nisë një aventurë të re në Lindjen e Mesme përkrah Neymar dhe shokut të kombëtares, Milinkovic-Savic.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img