Një tjetër pauzë është duke u mbajtur pas takimit trilateral në Ohër, ku pritet të ketë vazhdim të bisedimeve.
Delegacioni i Kosovës për momentin është në një takim me emisarin special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak.
Kujtojmë se ende pas 9 orësh po vazhdojnë negociatat mes dy vendve.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell pritet që të dalë në konferencë për media për të bërë të ditur rezultatin e bisedimeve në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.