Futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës, Laurit Krasniqi do ta vazhdojë edhe më tutje aventurën e tij te Royal Antwerpi, shkruan Demokracia.com.
Mesfushori kosovar së fundmi e ka rinovuar kontratën e tij me klubin nga beneluksi.
Klubi mbretëror ka bërë me dije se Krasniqi ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare. Ndryshe, pas ndeshjes ndaj Dritës në Ligën e Konferencës, Krasniqi i ishte bashkuar edhe Përfaqësueses së Kosovës.
Tek Antwerpi sivjet është transferuar edhe ylli mitrovicas, Arbnor Muja.