spot_img

Serbia kërkon përmes INTERPOL-it edhe 18 ish-pjesëtarë të UÇK-së

spot_img

Edhe 18 ish-ushtarë të UÇK-së janë në listën e INTERPOL-it, të cilën e posedon edhe shteti shqiptar. Këtë e ka konfirmuar një burim brenda Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Madje OVL-ja u ka bërë thirrje atyre që janë në këtë listë, mos ta kalojnë kufirin shqiptar.

“Janë 18 veteranë të tjerë që janë në këtë listë të Interpolit. Kemi pas sot të takohemi me Kryeministrin Hoti, dhe ministren e MPJ-së, Meliza Haradinajn por për shkak që ai është me koronavirus e kemi shty”, ka thënë burimi për gazetën OBJEKTIV.

Për këtë çështje, krerët e OVL-së pritet të takohen edhe me zyrtarët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

“Shumë shpejt kemi me u taku edhe me institucionet e Shqipërisë për t’i larguar ata persona nga lista. Lista është përditësuar nga Interpolit dhe ne iu kemi bërë thirrje të gjithë atyre që janë në listë që mos të shkojnë për pushime në Shqipëri”, ka shtuar burimi për OBJEKTIVIN.

Po ashtu i është bërë thirrje të gjithë këtyre ish ushtarëve që mos të kalojnë kufirin shqiptar derisa të largohen nga lista e Interpolit.

“Lista është përditësuar nga Interpolit dhe ne ju kemi bërë të gjithë atyre që janë në listë që mos të shkojnë për pushime në Shqipëri”

Ndryshe të dielën, Murtez Kastrati, ish-ushtari i UCK-së nga Lipjani, ishte ndaluar për dy orë nga policia shqiptare, pasi që shteti serb kishte lëshuar një flet arrest ndërkombëtar për të.

Megjithatë, Murtezi u lirua pasi për këtë intervenuan autoritet e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka thënë se me të lexuar njoftimin nga kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, rreth ndalimit të Kastratit, menjëherë ka kontaktuar homologun e saj në Shqipëri, Gent Cakaj./Objektiv/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img