spot_img

Silueta e Nënë Terezës mbi arkivolin e Kadaresë, Rama: S’ka më mirë, shqiptari që i takon botës nën hijen e shqiptares që i takon botës

spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i vetmi që foli në ceremoninë shtetërore përpara se arkivoli i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare të niset për në varrezat e Tufinës në Tiranë, tha se një siluetë e madhe e Nënë Terezës aty, rastisi aty.

Rama tha në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë se “askujt nuk i shkonte mendja çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin”.

“Këtë hije të Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetërore. Ishte këtu. Kishte ardhur më parë, njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e kësaj skene e cila po montohej për një shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty, u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësia e solli këtu, enkas për Ismailin dhe më mirë sesa në hijen e saj, shqiptares që i takon botës, assesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës”, tregoi Rama.

Ai tha se “duke e pasë njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndjehej i marrë nën mbrojtje nga të tërë ata shumë që s’e donin dhe nga ata jo pak që e donin, por s’do t’i donte assesi rrotull përgjatë kalitimit të tij nga kjo botë në tjetrën”.

Paraprakisht, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit u mbajtën homazhe publike në nderim të Kadaresë.

Ismail Kadare vdiq të hën në mëngjes, pas një sulmi në zemër. Kosova dhe Shqipëria mbajnë zi për humbjen e shkrimtarit më të madh ndonjëherë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img