spot_img

Trajneri Ramadani konfirmon rikthimin te Gjilani

spot_img

Trajneri Zekirija Ramadani me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka konfirmuar rikthimin te Gjilani, pak kohë pas largimit.

Trajneri shkupjan ka publikuar një fotografi të logos së klubit gjilanas.

Ramadani u largua nga Gjilani pak para fundit të vitit 2022, për shkak të kushteve të rënda financiare që po kalonte klubi.

Megjithatë, Gjilani po i rikthehet normalitetit. Në media u raportua se ish-presidenti Florim Zuka i ka shlyer borxhet ndaj futbollistëve dhe stafit.

Mësohet se Gjilani të mërkurën nis edhe fazën përgatitore, e cila pak ditë më parë dukej larg, për shkak të numrit të madh të lojtarëve që kërkonin largimin.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img