KB Trepça e ka fituar ndeshjen e parë finale të play-offit të Superligës së Basketbollit kosovar, kundër Golden Eagle Yllit.
Në palestrën ”Minatori” në Mitorvicë, xehtarët shënuan fitore me rezultat 77-68, shkruan IndeksOnline.
Alonzo Verge i G.E Yllit ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 32 pikë të shënuara.
Te Trepça u dalluan Darnell Edge dhe Devonte Upson, me nga 11 pikë.
Trepça po udhëheq serinë e finaleve me rezultat 1-0, derisa ndeshja e ardhshme zhvillohet ditën e diel në qytetin e Suharekës.