spot_img

Vazhdon bastisja te banesa e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit

spot_img

Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, sot është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gazetarja e T7, Arianita Zhegrova, po qëndron në vendin e ngjarjes, prej ku raporton se bastisja po vazhdon ende.

Në këtë bastistje po asiston edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, lajmin për bastisje e konfirmoi për Gazetën Express avokati i Behramajt, Artan Çerkini.

Çerkini tha bastisja po vazhdon akoma, derisa tha se nuk mund të japë detaje derisa të përfundojë aksioni.

“Po, unë kam qenë në cilësinë e avokatit Behramaj. Bastisja është në rrjedhje e sipër. Deri më tani janë duke u kryer veprimet e bastisjes. Deri të përfundojë bastisja nuk mund të deklarojë më shumë se kaq”, tha ai për Express.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img