spot_img

Jorginho zbulon se Granit Xhaka e qiti në darkë dhe s’e la të paguante

spot_img

Mesfushori i ri i Arsenalit, Jorginho ka zbuluar se Granit Xhaka e kishte ftuar atë në darkë pasi u ishte bashkuar “Gunners”, përkundër marrëdhënieve të ftohta në mes tyre kur ishin kundërshtarë.

Përfaqësuesi italian iu bashkua ekipit nga “Emirates Stadium” gjatë janarit, ndërsa partner në mesfushë tash e tutje do ta ketë futbollistin kosovar.

Kur u pyet nëse ishte i lumtur me bashkëlojtarët e rinj, Jorginho e lavdëroi përfaqësuesin zviceran për natyrën e tij jashtë fushës së blertë.

Dyshja kishin ngrënë darkë menjëherë pas transferimit të Jorginhos në Arsenal, ndërsa ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut kishte vendosur të paguante vetë.

“Po, jam i lumtur. Ne i kishim disa duele në fushë më parë me Xhakën, por jashtë fushës, ai është një djalë shumë i mirë dhe e kemi një raport mjaft të mira tash. Jashtë fushës, Graniti është ndryshe. Një ditë e pyeta se ku do të mundë të haja darkë aty përreth dhe ai e rezervoi për mua dhe nuk më la as të paguaja. Unë mbeta pa fjalë dhe i thash: ‘Ok, faleminderit shumë’ (qeshet). Pra, ai është mjaft djalosh dhe jam mjaft i kënaqur që e kam parë pjesën tjetër të tij”, u shpreh Jorginho për “beIN Sports”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img