Kampionët e elitës së basketbollit kosovar, KB Golden Eagle Ylli ka filluar merkaton pas dy largimeve të rëndësishme si Kastrati dhe Tmusic.
Dy herë fituesit e Art Motion Superliga, kanë bërë një nga transferimet më të mëdha viteve të fundit në basketbollin kosovar.
Scott Douglas Bamford, do të zbret në Therandë.
32 vjeçari ka një karrierë fantastike, dhe do të jetë i gatshëm për skuadrën e Adis Besiragic, duke filluar nga garat evropiane.
Bamford në të kaluarën ishte pjesë e Sevilla, Murcia, Bilbao, Dinamo Sassari, Buducnost, Mans Sarthe.
Merret vesh vesh se së shpejti mund të bëhet zyrtarizimi i transferimit të parë për edicionin 2022/23 te therandasit.
Bamford, mbron edhe ngjyrat e Kombëtares së Kosovës, andaj therandasit kanë përfituar shume duke e ditur se lojtari llogaritet si lojtar vendor.
Ylli në negociata është edhe me yllin kosovar-finlandez, Edon Maxhunin, por
e ardhmja e tij është ende e pasigurt.