Kamerat e sigurisë brenda një apartamenti privat në Bejrut, kanë filmuar momentin kur një baba i pushtuar nga paniku bën gjithçka që ta mbrojë djalin nga shpërthimi i fuqishëm që dridhi tërë kryeqytetin e Libanit.
Ky baba tërë kohën e përqafonte të birin duke tentuar ta qetësojë, e në fund nga dridhjet e mëdha si pasojë e shpërthimit e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e mbron, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që në Bejrut sot kanë ndodhur të paktën dy shpërthime të fuqishme, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 30 persona. Këto të dhëna i ka konfirmuar edhe Kryqi i Kuq në Liban.
Dyshohet se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti.
Footage during the Beirut explosion from inside a civilian's house of a dad in shock trying to protect his 6 years old child. #BeirutBlast @akhbar pic.twitter.com/GZtK8NTFLX
— Jenan Moussa (@jenanmoussa) August 4, 2020