spot_img

Drenica (U17) inkuadrohet në Superligë

spot_img

Sot është zhvilluar faza e parafundit e “Play-Off”-it Nacional, i cili tash e disa ditë po mbahet në Kampin Nacional Edukativ të FFK-së në Hajvali. Gjatë këtij turneu garuan ekipet kampione dhe nënkampione në kampionatet e regjioneve në kategoritë U13, U15 dhe U17. Gjatë ditës së sotme u zhvilluan tri ndeshje. Në orarin e paraditës në gjysmëfinalen e grupmoshës U13, SHF ‘Kurda’ nga Prishtina shënoi fitore në duel me SHF ‘Arena’ nga Ferizaj, me rezultat 3:1, derisa me të njëjtin rezultat në grupmoshën U15, Ramiz Sadiku shënoi fitore ndaj Trepçës. Ndërkaq, pasdite u zhvillua ndeshja për vendin e tretë në grupmoshën U17, ndërmjet Drenicës dhe Fushë Kosovës, e cila ishte edhe përcaktuese se cila prej këtyre dy skuadrave do të inkuadrohej në Superligën U17. Pas një loje mjaft interesante fitores iu gëzuan futbollistët e Drenicës, me rezultat 3:2. Ndërkohë, nesër do të zhvillohen tri ndeshjet finale të ‘Play-Off’-it, ku edhe do të përcaktohen kampionët në këto grupmosha. Në finalen e U13 takohen Kurda – 2 Korriku, në atë U15 përballen Ramiz Sadiku – Ballkani, derisa në U17 takohen Drita – Ulpiana. Këto dy të fundit krahas Drenicës, me kualifikimin në finale tashmë e kanë siguruar inkuadrimin në Superligën U17. Ky ‘play-off’-it është ndjekur me interesim edhe nga prindër dhe dashamirë të futbollit, teksa po thuajse në të gjitha ndeshjet është zhvilluar garë e fortë e cilësore dhe është shfaqur dëshirë e madhe nga ekipet për sukses.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img