Milazim Gashi është personi që i ka takuar zyrtarët e Qeverisë Kurti dhe deputetin Adem Hoxha, për ta bindur këtë të fundit për ta votuar Vjosa Osmanin presidente.
Gashi ka pranuar se ka ndërmjetësuar për sigurimin e votës së Adem Hoxhës.
Madje thotë se kjo nuk është hera e parë që siguron vota të deputetëve për të votuar për çështje të caktuara.
Milazim Gashi ka theksuar se ai vet nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti, për të folur rreth sigurimit të votave për zgjedhjen e presidentit.
Por, thotë se ka pasur takime me zyrtarë tjerë – të cilëve nuk ua ka përmendur emrat.
Gashi thotë se e ka mik të mirë deputetin Adem Hoxha, të cilin thotë e njeh që 17 vjet.